Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Po performonin në diskotekën "e ferrit", vdesin dhe dy anëtarët e fundit të grupit DNK

Shkruar nga Newsbomb
Po performonin në diskotekën "e ferrit", vdesin dhe dy
Anëtarët e grupit DNK

Rëndohet bilanci i viktimave nga zjarri fatal në clubin e natës në Koçan. Një informacion i fundit konfirmon se kanë ndërruar jetë edhe 2 anëtarët e tjerë të grupit DNK i cili po performonte në skenë natën e tragjedisë.

Me humbjen e jetës të dy anëtarëve të fundit të bandës, grupi muzikor maqedonas prej 6 pjestarësh është shuar plotësisht

Pas konfirmimit nga mediat në vend, se këngëtarja e grupit DNK ka humbur jetën, numri i anëtarëve të këtij grupi ka shkuar në 6, ndërsa një ditë më parë ishin konfirmuar si viktima të ngjarjes edhe vokalistja e dytë Sara Projkovska, beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov si dhe Igor Velkov inxhinieri i zërit i grupit.

Fillimisht u raportua se bateristi Gorgi Gorgiev dhe tastieristi Filip Stevanovski, i cili gjithashtu ishte profesor në Qendrën Shtetërore të Shkollës së Muzikës (DMUC) Sergej Mihailov - Shtip, ndërruan jetë nga zjarri.

Pas kësaj u lajmërua se kishte ndërruar jetë edhe fotografi i grupit, Aleksandar Efremov, ndërsa më vonë u konfirmua se këngëtari Andrej Gjorgjieski kishte vdekur duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët nga zjarri.

Fakulteti i Artit Muzikor në Shkup e konfirmoi lajmin se nga zjarri në një diskotekë në Koçan ka humbur jetën edhe Sara Projkovska, e cila ishte mbështetëse e grupit “DNK”, por edhe profesoreshë në fakultetin e lartpërmendur.

Në total deri në këto momente fatkeqësisht numri i viktimave shkon në 61 ndërsa 155 të rinj janë të plagosur, ku rreth 20 prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Të lënduarit më rëndë janë dërguar për trajtim në klinikat e specializuara në Bullgari, Greqi, Serbi dhe Turqi. Qeveria ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare dhe do të mbajë një seancë urgjente si pjesë e hetimeve për mënyrën sesi ndodhi incidenti.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese