Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ç'po ndodh me Vetëvendosjen? Albin Kurtit i largohen dhe dy deputetë

Shkruar nga Newsbomb
Ç'po ndodh me Vetëvendosjen? Albin Kurtit i largohen dhe dy
Eman Rrahmani dhe Visar Korenica

Dy deputetë të tjerë kanë braktisur Vetëvendosjen. Bëhet fjalë për Eman Rrahmani dhe Visar Korenica të cilët kanë vendosur të largohen nga partia Lëvizja Vetëvendosje me në krye Kryeministrin Albin Kurti.

Vendimi për largimin nga partia e kanë marrë pas mospajtimeve të vazhdueshme që kanë patur me qëndrimet e partisë ku përplasja më e madhe ka qenë për Kodin Civil. Rrahmani dhe Korenica kanë mbajtur qëndrim kundër për pranimin e martesave të së njëjtës gjini si dhe për fertilitetin e asistuar mjekësor (IVF).

Kjo nuk është hera e parë që deputetët largohen nga partia Vetëvendosja, këtë vendim e ka marrë dhe deputeti Haki Abazi për ankesat që kishte shfaqur ndaj politikave të jashtme që Kurti ka ndjekur. Deputetja Doarsa Kica Xhelili është larguar nga Vetëvendosja për shkak të pakënaqësive që kishte për trajtimin e reformës në Drejtësi dhe i është bashkuar grupit LDK, si dhe Fatmir Humolli ka braktisur partinë pasi Kurti nuk i kishte plotësuar kërkesat që ai kishte patur për t’iu bashkuar listave gjatë zgjedhjeve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese