Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Plantacione me kanabis në vlerën e 1 milionë eurove, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi (Emri)

Shkruar nga Newsbomb
Plantacione me kanabis në vlerën e 1 milionë eurove, kush
Foto nga sekuestrimi i plantacionit me kanabis në Greqi

Një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi kishte mbjelllë një plantacion kanabisi në një nga rrethinat e vendit.

Në prangat e policisë greke ka rënë shtetasi shqiptar Foti Llambris, 38 vjeç me origjinë nga Skrapari, i cili është kapur në dalje të plantacionit teksa po hipte në automjetin e tij me targa YRA-6855 I.X.E.

Duke u nisur nga një hetim i detajuar i policisë fqinje, është zbuluar një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, anëtarët e të cilit, me role të dallueshme, ishin aktivë prej katër muajsh në kultivimin sistematik të kanabisit në një sipërfaqeje të madhe toke.

Plantacioni ishte mbjellur në një zonë gjysmë malore të paarritshme në lokacionin rural “Kotroni” të komunitetit lokal Armenion të Komunës së Trifilisë. Sasia e madhe “cannabisit” do të mblidhej e papërpunuar për t’u trafikuar pastaj duke korrur një përfitim të madh financiar, i cili llogaritet të arrijë në vlerën e rreth një 1 milionë eurove.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga punonjësit e policisë së Kallamatës, janë sekuestruar 812 bimë cannabis sativa të fuqishme dhe të shëndetshme që variojnë në lartësi deri në 10 centimetra, një 1 telefon celular, 1 palë dylbi, 1 palë radio marrës të lëvizshëm, 2 lente, panele diellore, 100 euro dhe 1500 lekë shqiptare, pajisjet e kultivimit (plehra, vegla bujqësore), pajisjet e ujitjes (trap, lidhjet, valvulat), sasia e paketimit të ushqimit dhe pajisjeve shtëpiake, një shumëllojshmëri të shtratit, veshjeve dhe sendeve të higjienës personale dhe 2 çanta shpine.

Ndërkohë vlen të theksojmë se policia greke vijojnë hetimet për identifikimin e elementëve dhe anëtarëve të tjerë të organizatës të përfshirë në mbjelljen e plantacioneve me kanabis në këtë zonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese