Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Europian: Për Beogradin dhe Prishtinën është kusht dialogu

Shkruar nga Newsbomb

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Europian: Për

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Ana Pisonero është shprehur se ata presin që të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor të finalizojnë agjendat e tyre reformuese dhe se në rastin e Beogradit dhe Prishtinës, një nga parakushtet është një bashkëpunim konstruktiv në kuadër të obligimeve të dialogut.

 “Kur t’i marrim këto agjenda reformash, ne do të jemi në gjendje t’i vlerësojmë ato dhe të miratojmë agjendat e reformës, pas konsultimit me vendet anëtare. Ne jemi duke pritur për partnerë nga Ballkani Perëndimor,” tha Pisonero në një konferencë shtypi në Bruksel, teksa fliste për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ajo u pyet nga një gazetar shqiptar nëse i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka bërë një vlerësim të konstruktivitetit të dy palëve në dialog për të përcaktuar nëse ato do të përfitojnë nga grupi i parë i pagesave nga rritja ekonomike.

Ajo shtoi se “në rastin e Kosovës dhe Serbisë ekziston një parakusht për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive në kuadër të obligimeve nga dialogu”.

“Kjo do të monitorohet, por fillimisht ne presim që palët të dërgojnë agjendat e tyre të reformës”, tha Pisonero.

E pyetur nëse mund të pritet ndonjë gjë këtë muaj kur bëhet fjalë për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ajo tha se është “pak e vështirë të parashikohet” nga ana e BE-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese