Hapësire reklamuese


Rajoni

Plagosi me armë fqinjin e tij, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi me armë fqinjin e tij, arrestohet shqiptari në Itali
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare akuzohet nga autoritetet italiane për tentativë vrasjeje. Sipas mediave vendase, shqiptari ka qëlluar fqinjin e tij 56-vjeçar me origjinë nga Egjipti, pasditen e djeshme.

Ngjarja e rëndë raportohet që të ketë ndodhur në Vigevano (Pavia) të Italisë, pas një konflikti verbal midis dy fqinjëve. Siç duket, shqiptari është nervozuar dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë atë të plagosur në vend.

Gjithashtu, ai kishte kërcënuar të plagosurin se do të vriste të gjithë familjen e tij, si bashkëshorten, dy vajzat dhe mbesën katër muajshe, të cilët ishin mbyllur në shtëpi prej frikës.

48-vjeçari shqiptar është vënë në prangat e policisë, e cila arriti ta detyronte që të dorëzohej, i cili pas arrestimit është transferuar në burgun Torre del Gallo në Pavia, ku pritet që të vuajë dënimin.

I plagosuri është transportuar me urgjencë mbrëmjen e djeshme në Poliklinikën San Matteo në Pavia teksa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese