Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë greke në Patra pasi akuzohen si pjesë e një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike pranë shkollave.
Mediat greke kanë bërë me dije dhe emrat e të arrestuarve, ku mes tyre është edhe një shqiptar. Arbër Rexha 23 vjeç është arrestuar së bashku me tre të tjerë, pasi janë kapur duke shitur lëndë narkotike ranë shkollave.
Organizata kriminale dyshohet se ka kryer të paktën 65 shitje kanabis, kokainë dhe MDMA në dy muajt e fundit në Patra.
Dymbëdhjetë anëtarë të saj janë akuzuar për themelimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës nga të rriturit te të miturit, dhunë ndaj punonjësve dhe shkelje të ligjeve për armët.