Hapësire reklamuese

Rajoni

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Bullgari shqiptari i shumëkërkuar

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Bullgari shqiptari i
 

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Bullgarisë, teksa po tentonte të kalonte kufirin për në Maqedoninë e Veriut.

Shqiptari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për pjesëmarrje në një bandë kriminale.

Banda e përbërë nga 4 shqiptarë, ku mes tyre dhe 28-vjeçari akuzohen për disa vjedhje si dhe falsifikim dokumentesh.

Pikërisht banda në fjalë dyshohet se gjatë një grabitje në Ponte Felcino ka pasur dhe një përplasje ku kanë shkëmbyer zjarr me policinë.

Shqiptari që është arrestuar në Bullgari është dënuar me 6 vite burg dhe pritet që të ekstradohet drejt Italisë, ku do të kryejë edhe dënimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese