Policia italianë ka finalizuar një tjetër mega operacion ku ka goditur një një bande kriminale me lidhje me rrjetin mafioz më të fuqishëm të vendit, Ndrangheta.
Mes 25 të arrestuarve ishte dhe një murgeshë e cila dyshohet se ka qenë kanali ndërmjet bandës dhe bashkëpunëtorëve të saj në burg, thanë të enjten prokurorët në Brescia, në veri të Italisë.
Murgesha Anna Donelli, 57 vjeç, sipas RAI ka qenë vullnetare në burgun San Vittore në Milano që nga viti 2010 dhe ka punuar gjithashtu në burgjet e Pavias dhe Romës. Në shkurt ajo ishte një nga përfitueset e “Panetonit të Artë”, një çmim vjetor qytetar milanez.
Një ish-këshilltar i Fratelli d’Italia, partia e udhëhequr nga kryeministrja, Giorgia Meloni, dhe një ish-politikan i Lega-s, një partner i koalicionit qeverisës, u arrestuan gjithashtu dhe më shumë se 1.8 milion euro fitime të paligjshme u sekuestruan nga policia në agim, pas bastisje nëpër disa qytete në rajonet e Lombardisë dhe Venetos, si dhe në Kalabrinë në jug.
Të dyshuarit akuzohen për krime, duke përfshirë zhvatjen, trafikun e armëve dhe drogës, fajde, krime tatimore, pastrim parash dhe, në rastin e politikanit të Lega-s, blerje votash. Politikani i Fratelli d’Italia dyshohet se është vënë në dispozicion të bandës “gjatë ekzekutimit të krimeve”.
Ndrangheta, e cila e ka origjinën në Kalabri, është një nga grupet më të pasura të krimit të organizuar në botë. Ajo ka shfrytëzuar të ardhurat e saj të mëdha nga kokaina për të zgjeruar shtrirjen e saj në të gjithë Italinë, pjesën tjetër të Evropës dhe më gjerë.