
Serbët e zhvendosur brenda vendit do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka konfirmuar Petkoviç. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka thënë se serbët e zhvendosur do të mund të udhëtojnë me autobusë për në Kosovë për të votuar të dielën.
Petkoviç ka siguruar se nuk do të ketë asnjë pengesë apo ndryshim në procedurat ekizistuese. Ai ka shtuar se gjithashtu partnerët ndërkombëtar i konfirmuan Beogradit se përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm në pikat kufitare për të siguruar hryjen e serbëve në Kosovë.
“Nga ana e komunitetit ndërkombëtar, Beogradi mbrëmë mori një garanci të qartë dhe të fortë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në procedurat ekzistuese për hyrjen e serbëve të zhvendosur brenda vendit për të votuar dhe se do t’u mundësohet që pa pengesa, pa ndalime dhe pa shqetësime të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Petkoviç.