Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Përplasjet mes Gjykatave dhe Melonit, marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët ende në pikëyetje

Shkruar nga Newsbomb
Përplasjet mes Gjykatave dhe Melonit, marrëveshja me
Kampet e emigranteve ne Shqiperi

Mediat italine i kanë kushtuar një tjetër artikull përplasjes mes qeverisë së Georgia Melonit dhe magjistratëve në lidhje me marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë.

Ata e cilësojnë si “mundje krahur” këtë përplasje me qeverinë sa i përket emigrantëve të paligjshëm.

“Pas polemikave të furishme të muajve të fundit në lidhje me mbrojtjen ndërkombëtare, qeveria kishte vendosur të anashkalonte kundërshtimin e magjistratëve të seksioneve të specializuara të gjykatave, duke zhvendosur juridiksionin për ndalimin e emigrantëve në gjykatat e apelit. Magjistratëve që në harkun kohor të disa javëve prishën qëllimet e mira të qeverisë dhe boshatisën qendrat në Shqipëri.

Dhe përgjigja e papritur mbërriti në ditët e furishme të gjuetisë për dhuratën e fundit: presidenti i gjykatës së apelit të Romës, Giuseppe Meliadó rekrutoi gjashtë gjyqtarë nga seksioni i imigracionit të gjykatës.

Me pak fjalë, nëse qeveria donte të qetësonte situatën, duke imagjinuar më pak tone barrikaduese dhe ndezëse nga ana e gjyqtarëve të apelit, tani ajo gjendet në këtë lokacion të ri me magjistratët e vjetër të mëparshëm. Natyrisht, siç parashikohej nga Repubblica, këta janë të njëjtët gjyqtarë që kishin torpeduar politikat e Melonit, eliminuan qendrat në Shqipëri dhe bombarduan Gjykatën Evropiane të Luksemburgut me pyetje” thuhet në shkrimin e “ilgiornale.it”.

Edhe se kjo marrëveshje me Shqiëprinë është bërë për të menaxhuar emigrantët e paligjshëm që futen në vendin fqinj, gjyqtarët e Romës dhe të qyteteve të tjera italiane kritikuan ashpër zgjedhjet e ekzekutivit, u konsultuan me Gjykatën Evropiane në Luksemburg dhe e detyruan Melonin të pezullonte udhëtimin në Shqipëri.

E mes polemikave për këtë çështje, tashmë e ka radhën  Gjykata e Apelit për të vendosur pikat mbi “i” .

Meloni kërkon që të rifillojë operacionin në Shqipëri, një dështim, të paktën deri tani, por që e pëlqejnë partnerët europianë dhe Komisionin Evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese