Hapësire reklamuese

Rajoni

Përkeqësohet situata e zjarreve në Greqi, plagosen dy zjarrfikës

Shkruar nga Newsbomb
Përkeqësohet situata e zjarreve në Greqi, plagosen dy
Zjarret ne Greqi

Situata me zjarret vijon të jetë e vështirë në dy ishujt grek të Kos dhe Kios. Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën për të shuar flakët.

Zjarrfikësit janë shprehur se situata vijon të jetë e vështirë në Kios, ku ndodhen mbi 200 zjarrfikës dhe po luftojnë me dy vatra të mëdha zjarri.

Mediat greke bëjnë me dije se gjatë punës për shuarjen e flakëve kanë mbetur të plagosur dy zjarrfikës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri në Kos po vazhdon me forcat ajrore të përforcuara  nga Athina dhe Rodosi. Përveç kësaj, forcat nga Lesbos po kalojnë me anije.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese