Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel midis kryenegociatorëve për dialogun Kosovë-Serbi, çfarë u arrit?

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel midis
Pamje nga takimi trepalësh

Takimi trepalësh midis kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak i zhvilluar ditën e sotme në Bruksel ka përfunduar.

Pas përfundimit të këtij takimi, kryenegociatori Bislimi ka folur për media dhe ka rrëfyer se pala serbë është e interesuar vetëm për zbatimin e një marrëveshjeje bazë, siç është ajo e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri.

"Pika e vetme e axjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit",- tha Bislimi për gazetarë pas takimit.

Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviqin dhe Bislimin.

Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.

Më herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua.

Kujtojmë se të mërkurën e 26 qershorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkoi në Bruksel për të zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve.

Takimi trepalësh, me pjesëmarrjen e Joseph Borell dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak si dhe dy liderëve dështoi pasi kryeministri Kurti nuk pranoi që të takohej ballë për ballë me Vuçiç pa zbatuar disa kushte.

Kurti i kërkoi Borell zbatimin e 3 kushteve nga Serbia, si garanci se ai nuk do të thyente marrëveshjet e nënshkruara më parë dhe ato që do të vijnë më pas, që pastaj të ulej në tryezën e bisedimeve.

Ato përfshinin nënshkrimin e një marrëveshjeje bazike, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiç, ku shkruan se nuk njeh Kosovën si dhe dorëzimin para autoriteteve të Kosovës të Raidoçiç.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese