Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Përfundon autopsia për 59 viktimat e Koçanit, DEKLARATA e ministrit maqedonas: Identifikohen të gjithë personat! Caktohet ceremonia mortore

Shkruar nga Newsbomb
Përfundon autopsia për 59 viktimat e Koçanit, DEKLARATA e
Lokali Pulse Club ne Kocan

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski ka deklaruar ditën e sotme se autopsia për 59 viktimat e Koçanit ka përfunduar.

Gjithashtu në deklaratën e dhënë ditën e sotme, ministri bëri me dije se të gjithë viktimat janë identifikuar, ndërsa bëri dhe bilancin duke thënë se 196 persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre dhe 20 të mitur.

Ministri Toshkovski tha se në ceremoninë mortore të 59 viktimave do të marrë pjesë dhe kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Shenjtëria e tij Stefan si dhe disa peshkopë nga Sinodi.

Lidhur me 59 personat e vdekur, theksoj se të gjithë janë identifikuar dhe për të gjithë autopsia ka përfunduar më 18 mars 2025. Në zjarr janë lënduar 196 persona, prej të cilëve 20 fëmijë.

Në varrim do të marrin pjesë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Shenjtëria e tij Stefan, si dhe disa peshkopë nga Sinodi. Kisha po bën gjithçka që këta fëmijë të largohen në mënyrë sa më dinjitoze”, tha Pançe Toshkovski.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të datës 16 mars, një lokal nate në Koçan “Pulse Club”, u përfshi nga flakët duke shkaktuar të paktën 59 viktima e duke lënë të lënduar rëndë qindra të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese