Hapësire reklamuese

Rajoni

Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar i Parnithas në Athinë, Greqia në alarm të kuq për 48 orë

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar i Parnithas në
Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar i Parnithas në Athinë

Parku kombëtar i Parnithas në Athinë është përfshirë nga një zjarr i madh ditën e sotme. Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të madhe. Situata e rëndë kka vënë në alarm të gjithë mekanizmin shtetëror në Athinë.

Sipas mbrojtjes civile grek, flakët e zjarrit u zbuluan gjatë një inspektimi rreth orës 14:50 sipas orës lokale nga një dron i forcave zjarrfikëse që patrullonte në zonë.

Menjëherë në luftë me flakët u vunë qindra forca zjarrfikëse, 5 helikopterë dhe 3 avionë, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe dhjetëra forca zjarrfikëse vullnetare.

Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar i Parnithas në
Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar i Parnithas në Athinë

Vatra e zjarrit është larg zonave të banuara, por për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë që kalon shpejtësinë 70 deri në 90 km në orë, flakët po përhapen me shpejtësi.

Greqia është në alarm të kuq gjatë këtyre 48 orëve të fundit për shkak të rrezikut të lartë të ndezjes së zjarreve në vend, ndërsa emergjencat civile kanë bërë thirrje që banorët të bëjnë kujdes dhe të jenë vigjilent për mundësinë e një evakuimi të mundshëm nëse do të jetë e nevojshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese