Hapësire reklamuese

Rajoni

Përdhunuan në grup 11 vjeçaren dy vite më parë, Gjykata vendos 35 vite burg për katër autorët

Shkruar nga Newsbomb
Përdhunuan në grup 11 vjeçaren dy vite më parë,
Foto ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të dënojë me 35 vite burg 4 autorët, të cilët akuzohen se abuzuan seksualisht me të miturën 11 vjeçare në Kosovë, në gusht të vitit 2022.

27 vjeçari, Ekrem Rexhepi, është dënuar me 14 vite burg, pasi organi i gjyqësor e ka shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe abuzimit seksual me të mitur, ndërsa është liruar nga aktakuza për veprën penale të “Trafikimit me njerëz”, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale.  

Ndërkohë ndaj 3 të miturve të tjerë, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari është vendosur që të dënohen me nga 7 vite burgim nën akuzën se kanë përdhunuar 11-vjeçaren.

I mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

I mituri (2) është shpallur fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite.

I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite”,- thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ngjarja e rëndë u shënua gushtin e vitit 2022, ku disa të mitur përdhunuan në grup 11 vjeçaren në një park të Prishtinës.

Duke u nisur nga raportimet e bëra më parë, e mitura u dhunua në datën 27 gusht të 2022 nga ora 17:30 deri në orën 00:30.

Abuzimi i i vajzës 11 vjeçare ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, kanë keqtrajtuar seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 27-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi.

27-vjeçari është larguar me makinë bashkë me të miturën dhe ka ndaluar në një zonë tjetër për të kryer sërish marrëdhënie seksuale me të miturën.

Kjo ngjarje revoltoi mbarë opinionin publik, ndërsa u kërkua që organet e drejtësisë të vendosin dënimin maksimal për autorët e këtij krimi të rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese