Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Përdhunoi vajzën e tij për 10 vite, Gjykata franceze dënon me 20 vite burg 50 vjeçarin nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb
Përdhunoi vajzën e tij për 10 vite, Gjykata franceze dënon
Foto Ilustruese

Një 50 vjeçar nga Kosova është dënuar me 20 vite burgim nga gjykata “Meuse Assize” Francë, pasi akuzohet se ka përdhunuar për disa vite radhazi vajzën e tij të mitur.

Media franceze Actu.fr raporton se ai kishte filluar që të abuzonte me vajzën e tij, kur ajo ishte në moshën 13 vjeçare, përkatësisht nga viti 2010 deri në vitin 2020.

Krahas abuzimit të vazhdueshëm seksual, e reja ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe ai e kërcënonte atë edhe me jetë.

Tiran,  pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”,- kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babain e viktimës së abuzimit seksual.

Në vijim të artikullit, media franceze bëjnë me dije se 50 vjeçari i ka mohuar akuza që ishin ngritur ndaj tij. Megjithatë, Gjykata vendosi që ta dënojë atë me 20 vite burgim, ndërsa i është ndaluar edhe hyrja në territorin e Francës.

Në janar të 2023, ai ishte dënuar me 18 vjet burg. Pas një gabimi procedural, ai u lirua disa ditë më vonë në datën 13 shkurt të atij viti, ndërsa u arrestua sërish më datë 25 për të marrë dënimin e plotë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese