Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Pasagjeri sulmoi me thikë kapitenin e anijes në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Pasagjeri sulmoi me thikë kapitenin e anijes në Greqi
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 20 milje detare në veriperëndim të Prevezës, ku një kapiten francez 68-vjeçar i një anijeje turistike me flamur grek u sulmua me thikë nga një pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, kapiteni ka marrë plagë në krah, gjoks dhe fytyrë. Për fat të mirë, në bord ndodhej një mjek, i cili i dha menjëherë ndihmën e parë, derisa në vendngjarje mbërriti një anije patrullimi e Rojës Bregdetare, e cila u mobilizua menjëherë pas një njoftimi nga Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit.

I plagosuri u transportua fillimisht në portin e Prevezës dhe më pas me ambulancë të shërbimit EKAB drejt Spitalit të Përgjithshëm të Prevezës për trajtim të mëtejshëm.

Në të njëjtën kohë, anija patrulluese shoqëroi mjetin turistik drejt portit, ku dy oficerë të Rojës Bregdetare u ngjitën në bord për të marrë në ruajtje autorin e dyshuar të sulmit.

Çështja është marrë në dorë nga Autoriteti Portual i Prevezës, i cili ka nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese