Hapësire reklamuese

Rajoni

Pas shumë orësh debat, votohet qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Pas shumë orësh debat, votohet qeveria e re e Republikës së
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut

Mbrëmjen e sotme, parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka formuar qeverinë e re me 77 vota 'Pro' dhe 22 “kundër” kryetar i së cilës do të jetë Hristijan Mickoski. Qeveria e re përbëhet nga OBRM-PDUKM, koalicioni VLEN dhe partia “ZNAM” e Maksim Dimitrievskit.

Në seancën e sotme plenare, e cila për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike u ndërpre për pak minuta, dolën kundër Qeverisë së re deputetët e LSDM-së dhe “Të Majtës”,ndërsa Fronti Europian la seancën para përfundimit të saj.

Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë se ajo e kaluara dhe do të ketë 5 zëvendëskryeministra, njëri prej të cilëve do të jetë zëvendëskryeministër i parë. OBRM-PDUKM do të udhëheqë me 15 departamente, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese