Hapësire reklamuese


Rajoni

Pas dy javësh protesta, studentët serbë i japin fund bllokadës së transmetuesit publik, qeveria pranon kushtet

Shkruar nga Newsbomb
Pas dy javësh protesta, studentët serbë i japin fund
Protestat ne Beograd

Ka marrë fund ditën e sotme bllokada dy javore e studentëve serbë në zyrat e transmetuesit publik në Beograd, pasi kërkesat e tyre u plotësuan nga ligjvënësit dhe thirrën për zgjedhjen e anëtarëve të një organi rregullator të mediave.

Tashmë prej muajsh, Serbia ka përjetuar një sërë protestash masive nisur nga vdekja e 16 personave pas shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në qytetin e Novi Sadit në nëntorin e kaluar.

Vdekjet ndezën zemërimin e akumuluar prej kohësh lidhur me korrupsionin dhe mungesën e mbikëqyrjes të supozuar për projektet e ndërtimit dhe zhvillimit.

Qindra studentë, të mbështetur nga qytetarë si dhe nga drejtues të disa universiteteve, kanë bllokuar që nga 14 prilli dy zyra të Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në kryeqytet, selinë qendrore në Beograd dhe një studio.

Ata kishin bllokuar gjithashtu Radio Televizionin e Vojvodinës (RTV) në Novi Sad, megjithatë kjo bllokadë kishte zgjatur vetëm një ditë.

Ata akuzuan transmetuesit kombëtarë për injorimin e protestave të tyre dhe kërkuan raportim në interes të publikut dhe një zgjedhje transparente të anëtarëve të organit rregullator të medias.

Më herët të hënën, një komision parlamentar bëri thirrje për zgjedhje të anëtarëve të Autoritetit Rregullator për Mediat Elektronike (REM).

“Bllokada e RTS-së ka përfunduar”, shkruajtën studentët në Instagram, ndërsa të tjerë brohorisnin “Fitore, fitore!” teksa vallëzonin përpara zyrës së RTS-së në Beograd, sipas një reporteri të AFP-së.

“Nuk është një fitore e plotë. Megjithatë, e arritëm pjesërisht”, tha për AFP-në Nada Bokatereviq, një studente e ekonomisë.

Protestat kanë rritur presionin mbi qeverinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke çuar në dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe kryeministren.

Vuçiq ka alternuar thirrjet për dialog me akuzat se studentët po përpiqen të organizojnë një “revolucion ngjyrash”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese