Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë burrë e grua, 25 dhe 30 vjeç, të cilëve iu gjet kokainë. Ata akuzohen se lëndën narkotike e shpërndanin në zonën e Riminit.
Janë sekuestruar 50 doza kokainë, edhe mjete të përdorura për paketimin e drogës dhe një shumë parash.
Dy të rinjtë u arrestuan menjëherë me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.
Sondazh
Poll