Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Partia katalanase vë me “shpatulla pas muri” Pedro Sanchezin, depoziton në Parlament kërkesën që Spanja të njohë Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Partia katalanase vë me “shpatulla pas muri” Pedro Sanchezin,
Fotomontazh: Flamuri i Spanjës valëvit mbi ndërtesën e Parlamentit spanjoll në Madrid/ Pedro Sanchez

Partia katalanase “Junts per Catalunya”, ka depozituar në Parlamentin e Spanjës kërkesën për njohjen e Kosovës.

Në propozimin e kësaj partie i kërkohet qeverisë spanjollle që të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe menjëherë duhet të zbatohet rregullorja, duke lejuar kështu shtetasit kosovarë që të shkelin në territorin spanjoll.

 “Nga janari i vitit 2024, shteti spanjoll ka qenë i detyruar që të njohë pasaportat e Kosovës. Ligji i Bashkimit Europian ka përparësi ndaj ligjit spanjoll dhe për këtë arsye shteti spanjoll duhet ta bëjë këtë, të zbatojë Rregulloren 2023/850, duk lejuar shtetasit kosovarë që të hyjnë në territorin spanjoll. Spanja tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën. Bashkimi Evropian ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën, që përfshin marrëdhënie të të gjitha llojeve me shtetin, duke u angazhuar ndër të tjera për zhvillimin politik dhe ekonomik”, thuhet në kërkesën që Partia katalanase ka depozituar në parlamentin spanjoll.

Gjithashtu, ndër rreshta theksohet se kjo parti gjithmonë ka qëndruar përkrah Kosovës dhe ka “luftuar” përmes rezolutave për njohjen e saj. Për këtë arsye, i është kërkuar qeverisë së kryeministrit Pedro Sanchez që të distancohet nga katër vendet e tjera, Qipro, Greqia, Romania dhe Sllovakia dhe të njohë Kosovën si një shtet i pavarur.

Partia katalanase vë me “shpatulla pas muri” Pedro Sanchezin,
Kerkesa e partise katalunase

“Nga Junts per Catalunya, ne kemi shprehur qëndrimin tonë në favor të njohjes së Kosovës si shtet sovran. Ne kemi treguar mbështetjen tonë edhe për këtë të fundit, në rezolutat e Parlamentit Europian dhe konkretisht dy të fundit të vitit 2023, përmes të cilave i është kërkuar pesë shteteve anëtarë të BE-së të njohin Kosovën dhe ta lejojnë atë drejt avancimit në rrugën europiane, pa vonesa të mëtejshme dhe të jenë të barabartë me vendet kandidate.

Dhe duke shfaqur shqetësimin që disa shtete anëtare po përdorin mjetet institucionale për të komplikuar procesin e integrimit në rajon, duke përfshirë edhe atë të Kosovës. Për këtë arsye, por edhe në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet kosovare, për të mbrojtur të drejtat e tyre për të ekzistuat si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet ta njohë menjëherë Kosovën”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Ndërkohë, theksojmë se lideri katalanase, Carles Pudigemont, paralajmëroi në dhjetor të 2023 se shumë shpejt do të kërkonin në Parlament që Qeveria e Spanjës të njohë Kosovën si shtet.

Partia katalanase vë me “shpatulla pas muri” Pedro Sanchezin,
Kerkesa e partise katalunase

Ka qenë shefi i stafit të Pudigemont ai i cili tha se partia e tyre e cila mbështet nga jashtë Sanchezin, do të kërkojë që Spanja të pranojë Kosovën dhe të lejojë shtetasit kosovarë të prekin tokën spanjolle, pa qenë nevoja e vizave.

“Si shef i stafit  të tij, mund t’ju them se ne gjithmonë e kemi ndjekur me shumë interes çështjen e Kosovës dhe gjithmonë kemi kërkuar nga qeveria spanjolle që ta njohë plotësisht Kosovën dhe një komb të pavarur. Në këtë mandat të ri parlamentar, ne do të insistojmë edhe një herë që Spanja të njohë Kosovën, por më lejoni të them se partia politike e Presidentit, Junts per Catalunya, nuk është pjesë e kabinetit spanjoll. Ne i japim mbështetje kësaj Qeverie vetëm nga jashtë dhe nuk kemi kapacitet të vendosim për çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja”, tha më herët Josep Alay.

Partia katalanase vë me “shpatulla pas muri” Pedro Sanchezin,
Kerkesa e partise katalunase

Kujtojmë se kjo kërkesë e “Junts per Catalunya” vjen vetëm disa ditë, pasi kryeministri spanjoll në një deklaratë urgjente për shtyp, bëri me dije se shteti që ai drejton do të njohë Palestinën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese