Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

PAMJET/ Atentat me bombë në Mal të Zi, ekzekutohen anëtarët e klanit të rrezikshëm kriminal

Shkruar nga Newsbomb
PAMJET/ Atentat me bombë në Mal të Zi, ekzekutohen
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Mal të Zi. Sipas mediave vendase mësohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me bombë në Cetinje, jo shumë larg Qendrës Sportive.

Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, anëtarë të klanit kriminal Škaljar janë dy prej viktimave. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa personi tjetër ka humbur jetën në spital.

Shpërthimi ndodhi në orën 09:10 të mëngjesit të sotëm. Dëshmitarët tregojnë për mediat vendase se shpërthimi ishte i fuqishëm, ku si pasojë u thyen xhamat e godinës së Qendrës Sportive si dhe u thyen pemët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes “zbarkuan” një numër i lartë i zyrtarëve të policisë të cilët po punojnë për zbardhje ne plotë të këtij sulmi kriminal.

PAMJET/ Atentat me bombë në Mal të Zi, ekzekutohen
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Trupi i nje prej viktimave i shtrire pertoke

 “Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë punonjësit e policisë, i cili është siguruar. Për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve, si dhe ndriçimin e kësaj ngjarjeje, punonjësit e administratës policore në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit. Zyra në Podgoricë, janë duke ndërmarrë masa dhe aksione intensive të zbulimit dhe publiku do të njoftohet me kohë për rrjedhën dhe rezultatin”, njofton zyrtarisht Policia.

Gazetari i TV Vijesti në transmetimin e orës 10 tha se në terren është edhe kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikolla Gjurashkoviq.

PAMJET/ Atentat me bombë në Mal të Zi, ekzekutohen
Pamje nga vendi i ngjarjes

Theksojmë se prej muajsh policia kishte frikë se diçka e tillë mund të ndodhte në Cetinje, pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale kanë lënë qelitë përgjatë 6 muajve të fundit.

Shumica e tyre janë liruar nga paraburgimi sepse gjykata nuk ka nxjerrë as aktgjykim të shkallës së parë tre vjet pas ndalimit të tyre.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese