Hapësire reklamuese


Rajoni

PAMJE TRONDITËSE në Greqi/ Ishte live në Facebook, 42-vjeçari ekzekutohet me breshëri plumbash në makinë

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TRONDITËSE në Greqi/ Ishte live në Facebook,
Viktima në Greqi, live në Facebook

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kallithea, Greqi, ku një 42-vjeçar egjiptian, i njohur për përfshirje në trafik droge, është ekzekutuar për vdekje gjatë një transmetimi live në Facebook.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa viktima ishte duke bërë një live në rrjetet sociale, për këtë arsye edhe momenti i vrasjes është regjistruar.

Nga pamjet virale në rrjet shihet se viktima ishte në makinë vetëm në momentin që autorët kanë kaluar pranë makinës dhe kanë qëlluar në kokë dhe qafë, duke e lënë të vdekur në vend.

Në vendngjarje janë gjetur pesë gëzhoja nga një armë e kalibrit 9 mm, ndërkohë që hetimet janë ende në vazhdim për të zbardhur motivet dhe identifikimin e autorëve.

Viktima ka qenë i njohur për autoritetet për lidhje me trafikun e drogës dhe kishte pasur disa herë probleme me ligjin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese