Hapësire reklamuese


Rajoni

PAMJE/ Tragjedi në Itali, shkëputet teleferiku elektrik me 16 tursitë, vdesin 3 prej tyre, disa të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE/ Tragjedi në Itali, shkëputet teleferiku elektrik me 16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tragjedi është regjistruar në Itali ku një teleferik elektrik me 16 turistë brenda është shkëputur duke lënë të vdekur të paktën 3 persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ku kabllo e teleferikut Monte Faito u shkëput, duke lënë dy kabina në ajër me gjithsej 16 persona brenda, turistë dhe punonjës.

PAMJE/ Tragjedi në Itali, shkëputet teleferiku elektrik me 16

Kabina që ndodhej më afër stacionit malor, me 5 persona në bord, rrëshqiti dhe u përplas me një shtyllë, duke shkaktuar 3 viktima, një të zhdukur dhe një të plagosur që u dërgua në spital.

Teleferiku ishte rihapur vetëm një javë më parë pas pushimit dimëror. Pas aksidentit, filloi një operacion i vështirë shpëtimi për shkak të mjegullës së dendur ku u bë i menduar shëtimi me litarë dhe pajisje sigurie i pjesës tjetër të pasagjerëve në kabinën e dytë.

PAMJE/ Tragjedi në Itali, shkëputet teleferiku elektrik me 16

Autoritetet mbyllën stacionin Castellammare di Stabia dhe rrugën panoramike drejt Quisisana-s, pasi kablloja e shkëputur kishte rënë mbi shina dhe rrezikonte zonën.

Prokuroria e Torre Annunziata ka nsiur një hetim ndërsa impianti është sekuestruar për verifikime.

Ky është aksidenti i dytë fatal në këtë teleferik, pas një tjetër tragjedie në vitin 1960, ku humbën jetën 4 persona.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese