Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

PAMJE TË RËNDA/ Autobusi i "PATI Travel" nga Tirana aksidentohet në Beograd, ndërron jetë vajza 25 vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË RËNDA/ Autobusi i "PATI Travel" nga Tirana
Aksidenti ne Beograd, autobusi i Pati Travel dhe makina

Një vajzë 25 vjeçare, e dyshuar me identitet serb, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të enjte në një nga autostradat e Unazës së Beogradit. Ajo ka qenë duke udhëtuar me makinë private kur është përplasur nga mbrapa nga një autobus me pasagjerë dhe ka marrë lëndime të rënda trupore.

Vajza, e cila ende nuk është identifikuar, siç raportojnë mediat në Serbi, ka ndërruar jetë në duart e mjekëve. Makina e saj pothuajse është shtypur e gjitha dhe duket si një grumbull hekuri.

E plagosur ka mbetur dhe një grua 45 vjeçare, por nuk dihet nëse ajo ka qenë në makinë apo në autobus. Newsbomb.al mëson se autobusi që është përfshirë në aksident i përket agjencisë së udhëtimeve me qendër në Tiranë, "PATI Travel".

Edhe mediat në kryeqytetin serb raportojnë se autobusi i përket një linje udhëtarësh dhe ishte nisur nga kryeqyteti Tiranë, për në Bruksel. Fatkeqësisht, gjatë rrugës ka ndodhur aksidenti dhe siç shihet nga targat, mjeti është shqiptar dhe me logot e "PATI Travel".

"Përplasja ka ndodhur kur autobusi ka përplasur me shpejtësi të plotë një mjet tip “Fiat Punto”, i cili për arsye të panjohura kishte qëndruar në vend", shkruajnë mediat në Serbi, përcjell newsbomb.al.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40 në Unazën e Beogradit, pranë varrezave Orlovaçë, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur me pasagjerët shqiptarë që janë nisur nga Tirana për në drejtim të Brukselit, nëse ata kanë vazhduar rrugën me autobus tjetër apo janë duke pritur në Beograd.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese