Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

PAMJE TË DHUNSHME/ Gazetari ishte në krye të detyrës, momenti kur qytetari shkon e godet brutalisht

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË DHUNSHME/ Gazetari ishte në krye të detyrës,
Gazetari grek/ Pamje nga dhuna

Një gazetar në Greqi ka rënë pre e dhunës. Sipas mediave vendase mësohet se gazetari i protothema.gr, Frixos Drakontides, është sulmuar teksa ishte duke raportuar për zjarrin e rënë në Vari-Koropi.

Drakontides ishte duke përcjellë për teleshikuesit çdo moment nga “lufta” e banorëve dhe zjarrfikësve për të shuar flakët e zjarrit. Mirëpo, transmetimi i tij u ndërpre pasi një prej qytetarëve iu afrua dhe filloi ta godiste.

Siç shihet dhe në video gazetari është goditur me grushta dhe është hedhur përtokë nga qytetari si dhe nga dy persona të tjerë të cilët u afruan më pas.

Ndonëse Drakonties ishte përtokë ata nuk u ndalën dhe vijuan ta rrahin. Ai ka përsëritur me dhjetëra herë frazën “jam duke bërë punën time”, mirëpo kjo nuk u ka mjaftuar qytetarëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese