Hapësire reklamuese


Rajoni

Pamje si nëpër filma, shqiptari tenton të arratiset dhe merr para me makinë policët në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Pamje si nëpër filma, shqiptari tenton të arratiset dhe merr para
Pamje/ Shqiptair perplas efektivet

Një episod si nëpër filma është regjistruar së fundmi në Itali. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se një shqiptar, teksa është përpjekur t’i shpëtojë efektivëve në Parma, i ka përplasur këta dy të fundit me automjetin e tij.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme shqiptari ka refuzuar urdhrin e efektivëve për një kontroll në automjetin e tij dhe në përpjekje për tu arratisur i ka marrë përpara me makinë dy policët.

Por, falë ndërhyrjes së shpejtë të një shoferi të autobusit i cili i ka prerë rrugën automjetit të shqiptarit është bërë e mundur dhe ndalimi i tij.

Identiteti i tij nuk është bërë me dije, por thuhet se i riu me origjinë shqiptare rezulton të jetë një person me precedentë penale.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese