Një video tronditëse po qarkullon më mediat greke, ku shihet që një shqiptar dhunon barbarisht në mes të rrugës një person.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në sheshin Vathi në Athinë, ku një 35-vjeçar shqiptar ka sulmuar një 58-vjeçar. Ai e ka dhunuar barbarisht duke e lënë në tokë pa ndjenja.
Edhe pse 58-vjeçari shihet pa ndenja në tokë, shqiptari me mllef e ka goditur me shkelm në kokë, teksa koka e tij ndodhej në trotuar.
Ka qenë një turist që ka kapur pamjet shokuese, ndërsa thërriste për ndihmë. Po ashtu në sherr ka ndërhyrë një i moshuar i cili është munduar të ndalë shqiptarin por pa sukses.
Pas dhunës shqiptari është munduar që të fshihet në tualetin e një hoteli, por që arratia e tij ka zgjatur shumë pak pasi vetëm pak minuta pas ngjarjes është arrestuar.
Nuk dihet ende identitet i shqiptarit dhe as arsyeja që e ka çuar atë dhunën mizore ndaj 58-vjeçarit. Autoritet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.