Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme takimin e fundit me ambasadorin amerikan në largim, Jeff Hovenier.
Osman i ka bërë një dhuratë të veçantë Hovenierit, para largimit të tij nga Kosova, siç është guri i Trepçës.
Osmani e quan gurin e Trepçës si një “si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës”. Ajo tha se për këtë mision të Kosovës, Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada.
“Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada. Njëkohësisht si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”, shkruan Osmani.