Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Osmani takohet me Sorensen: Të punojmë që dialogu të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

Shkruar nga Newsbomb
Osmani takohet me Sorensen: Të punojmë që dialogu të
Osmani-Sorensen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar për herë të parë me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Përmes një postimi në "Facebook", Osmani ka ndarë disa foto nga takimit, si dhe disa detaje për atë se çfarë është diskutuar. 

Osmani thotë se gjatë takimit diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Presidentja thekson se do të punohet fort me aleatët që procesi i dialogut të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

"Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë", thuhet në postimin e Osmanit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese