Hapësire reklamuese

Rajoni

Osmani takohet me kryeministrin bullgar: Fokusi i diskutimeve, aspiratat e Kosovës për anëtarësimin në NATO

Shkruar nga Newsbomb
Osmani takohet me kryeministrin bullgar: Fokusi i diskutimeve, aspiratat e
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidentja nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.

Osmani shkruan se takimi i tyre në margjinat e Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Gjithashtu, kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani shtoi se u diskutua gjithashtu edhe për aspiratat e Kosovës në anëtarësimin në Alenacën e Atlantikut të Veriut si dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve bullgarë.

Me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, takimi ynë në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”,- shkruan Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetin social, Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Ëashington D.C., me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese