Hapësire reklamuese

Rajoni

Osmani në takim me Hovenier: Dialogu me Serbinë, vetëm pas heqjes së sanksioneve të BE-së

Shkruar nga Newsbomb
Osmani në takim me Hovenier: Dialogu me Serbinë, vetëm pas heqjes
Pamje nga takimi i presidentes, Vjosa Osmani dhe ambasadori Hovenier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë të barabartë në tryezën e dialogut.

Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të parë së shtetit tonë.

Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, presidentja Osmani përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke ri-konfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me SHBA-në.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese