Hapësire reklamuese

Rajoni

Osmani: Draft-Statuti i BE-së për Asociacionin nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Osmani: Draft-Statuti i BE-së për Asociacionin nuk është
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i përpiluar nga Bashkimi Europian, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Osmani ka shtuar se draf-statuti nuk është as me normat dhe vlerat e BE-së dhe të Këshillit të Europës, dhe as nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin”.

Osmani e ka bërë këtë deklaratë gjatë një konference për media me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. 

Presidentja tha se gjatë takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, më shumë e ka informuar për këtë çështje dhe se takimi ka qenë i formatit prezantues.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese