Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se gjatë një operacioni në veri të Kosovës janë gjetur armë, municione dhe pajisje të tjera ushtarake.
Ai ka publikuar një video të armëve që u sekuestruan, që tha se ishin fshehur në një kasollë, por nuk ka dhënë detaje se në cilën zonë janë gjetur.
Ministri shkruan se përveç uniformave të ushtrisë së Serbisë dhe Rusisë, në to shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike
“Ky është municioni, armët dhe uniformat që janë gjetur sot gjatë nje bastisjeje në veri të vendit. Këto të gjitha janë gjetur të fshehura nën një ahur.
Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera.
Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, shkruan ai ndër të tjera.
Kujtojmë që këtë kontrolle në veri të Kosovës vijnë pa sulmit terrorist të shënuar pak ditë më parë, në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.