Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Sulmohet me molotov shtëpia e kryetarit të Gjykatës së Lartë në Greqi, një polic përfundon në spital

Shkruar nga Newsbomb
Sulmohet me molotov shtëpia e kryetarit të Gjykatës së
 

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Greqi, ku është sulmuar me molotov shtëpia e kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Mediat greke bëjnë me dije se herët mëngjesin e sotëm disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar me bombë molotov shtëpinë e gjyqtarit.

Si pasojë e kësaj ngjarje ka mbetur i plagosur një efektiv policia, i cili po kryente detyra sigurie . Ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës, pasi kishte plagë në fytyrë dhe duar, por jashtë rrezikut për jetën.

Makine efektivit që ishte jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë është djegur plotësisht. Ndërhyrja e Zjarrfikësve ka qenë e nevojshme për shuarjen e zjarrit që ka rënë në automjetin konkret, ndërsa nga kontrollet e deritanishme në zonën e gjerë nuk janë arrestuar dhe as nuk janë identifikuar persona që mund të jenë lidhur me sulmin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese