Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Sulmohet ambasada izraelite në Beograd, një i vrarë dhe një i plagosur nga xhandarmëria

Shkruar nga Newsbomb
Sulmohet ambasada izraelite në Beograd,  një i vrarë dhe një
Pamje nga operacioni në ambasadën izraelite

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar ditën e sotme në Serbi, pasi është sulmuar ambasada izraelite në këtë vend.

Sipas mediave vendase një harkëtar ka qëlluar me shtiza në drejtim të selisë diplomatike.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një anëtar i xhandarmërisë serbe, i cili ka marrë plagë në qafë. Ai është transportuar për në urgjencën e spitalit të Beogradit, ku është kryer edhe ndërhyrja për heqjen e shtizës nga qafa, ndërsa mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Duke u nisur nga raportimet mësohet se xhandari ka përdorur armën e tij për vetëmbrojtje duke qëlluar dhe vrarë agresorin e këtijj sulmi.

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka vizituar efektivin e plagosur dhe ka shprehur indinjatën për këtë ngjarje, ndërsa ka kërkuar që të merren masa për të parandaluar këtë krim.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar motivet e këtij sulmi, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese