
Albin Kurti
Gjykata Themelore në Prishtinë-kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar ankesën e kryeministrit Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 250 euro gjobë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale të Kosovës në cilësinë e dëshmitarit.
Kryeministri Kurti u thirr për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore pas tri ftesave të prokurorisë.
Kurti u thirr për herë të parë më 10 dhjetor 2024, por ai nuk u paraqit pasi ndodhej për vizitë jashtë vendit. Pas kësaj, më 19 shkurt 2025, Prokuroria Speciale kërkoi nga Gjykata Themelore që ta detyronte Kurtin të dëshmonte.
Sondazh
Poll