
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga utoritetet italiane pas akuzave për përndjekjen e ish-partneres së tij si dhe posedimin e lëndëve narkotike.
Shqiptari ka përndjekur ish-partneren e tij edhe pse gjykata kishte lëshuar urdhër ndalim, ai këmbëngulte të takohej me ish-partneren duke e kërcënuar atë.
Përveç akuzave për përndjekje, shqiptari tani do të hetohet edhe për trafikim droge. Gjatë arrestimit, policia i gjeti 5 gramë kokainë, të ndarë në gjashtë doza të gatshme për shitje.
Zbulimi i drogës jo vetëm që përkeqëson pozitat ligjore të të arrestuarit, por gjithashtu ngre pikëpyetje mbi lidhjen midis përndjekjes dhe përfshirjes në tregtinë e paligjshme të drogës.
Rasti pritet të hetohet më tej, pasi autoritetet synojnë të zbulojnë shtrirjen e plotë të aktiviteteve kriminale të të akuzuarit.