Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Nuk po votojnë kryetaren e Kuvendit, Albin Kurti “kërcënon” opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, edhe rezultati mund të thellohet në favorin tonë

Shkruar nga Newsbomb
Nuk po votojnë kryetaren e Kuvendit, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbledhur këtë të shtunë Këshilllin e Përgjithshëm të partisë dhe aty ka lëshuar një “kërcënim” për partitë opozitare, të cilat nuk po i japin votat për të zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit, prej javësh.

Ai është shprehur se zgjedhjet parlamentare mund të përsëriten, disa javë pasi ato u mbajtën dhe Vetëvendosja fitoi, rezultati gjithashtu mund të përsëritet, por edhe mund të thellohet.

“Zgjedhjet mund të përsëritet. Por edhe rezultati jo vetëm që mund të përsëritet por edhe mund të thellohet në favor të VV-së”, është shprehur Albin Kurti. Ndërkohë, partitët opozitare refuzojnë t’i japin votën Vetëvendosjes për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

Gjatë takimit me një nga strukturat më të larta të partisë, kryeministri i Kosovës ka përmendur dhe ftesat për bashkëpunim me PDK dhe LDK. Sipas Albin Kurtit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka refuzuar ashpër ftesën e tij për koalicion.

“Shkrova edhe një letër për koalicion LVV-LDK por u refuzua edhe më ashpër. LDK në vitin 2020 bëri koalicion me ne, tani pas reformave do të duhej të ishte edhe më e lehtë, por s’po ngjanë ashtu. Ndoshta rruga e re ka preferenca të tjera.

Ne duam qeveri normale, jo të përkohshme, tranzitore, teknike apo qeveri të opozitës. Opozita është opozitë sepse s’është qeveri. Qeveria e opozitës s’është e mundur. Duam qeveri normale. Eksperimentet s’na bëjnë as nder e as dobi”, është shprehur Albin Kurti.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bllokuar prej javësh, pasi në njërën anë, Vetëvendosja këmbëngul në të njëjtin propozim, ndërsa në anën tjetër, partitë e tjera, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe NISMA, shfaqen po aq të vendosura kundër Albulena Haxhiut.

Megjithatë, për dallim nga VV-ja e cila është treguar “kokëfortë”, duke mos parë asnjë alternativë tjetër veç propozimit të tyre, partitë e tjera, kanë shfaqur gatishmëri për të ia dhënë votën partisë së Albin Kurtit për postin e të parit të Kuvendit, por, vetëm nëse kjo e fundit ndryshon propozimin.

Këmbëngulja e VV-së në propozimin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit, po arsyetohet me faktin është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit. Kurse ata që po kundërshtojnë më ashpër si PDK e AAK, Albulena Haxhiun po e cilësojnë si figurë “përçarëse”, duke theksuar se ajo ka pasur “shumë skandale”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese