Hapësire reklamuese

Rajoni

Nuk mundi t’i jepte dot lamtumirën, Hashim Thaçi me lule në duar shkon për vizitë tek varri i të atit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Nuk mundi t’i jepte dot lamtumirën, Hashim Thaçi me lule
Hashim Thaci

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka lënë sot qelinë e paraburgimit në Hagë dhe ka udhëtuar drejt Kosovës për të vizituar varrin e babait, Haxhi Thaçit.

Sipas asaj që raportohet në mediat kosovare, Gjykata Speciale i ka aprovuar Thaçit një leje të posaçme për të shkuar te varri i të atit, i cili u varros tre ditë më parë në Komunën Skënderaj.

Avioni privat me të cilin ish-presidenti ka udhëtuar, është nisur nga aeroporti i Roterdamit në orën 08:00 të mëngjesit dhe ka mbërritur në Kosovë në orën 10:00.

Ceremonia mortore e Haxhi Thaçit u mbajt 3 ditë më parë në Komnunën Skënderaj. Gjykata Speciale e Hagës nuk i aporovi Thaçit lejen për të qenë prezent në varrimin e babait të tij. Ish-presidenti i Kosovës, mbahet në Hagë që prej vitit 2020, i akuzuar për krime lufte.

Gjithashtu Thaçi pas vizitës në varrin e babait, do të lejohet të qëndrojë dhe me familjarët e tij, takim që do të jetë nën mbikqyrjen e personelit të Hagës.

Po. Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, Michale Doyle për Gazeta Express.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese