Hapësire reklamuese


Rajoni

Nuk ka "tym të bardhë" në Kosovë, dështon për herë të shtatë formimi i Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ka "tym të bardhë" në Kosovë, dështon
Kuvendi i Kosoves, 27 Prill 2025

Kuvendi i ri i Kosovës sërish nuk është formuar. Ka dështuar dhe sot, për herë të shtatë seanca plenare për zgjedhjen e kryetares së propozuar Albulena Haxhiu, dhe rrjedhimisht dhe grupeve parlamentare e shërbimeve të tjera të këtij institucioni.

Vetëm 57 vota kanë qenë sërish për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare që mbetet emri i vetëm që Vetëvendosje do të që jetë në krye të Kuvendit. 41 deputetë kanë votuar kundër, ndërkaq 3 kanë abstenuar.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është shprehur se gjithë bllokimi vjen nga emri i Albulena Haxhiut. Nëse ndërrohet kandidati i propozuar nga mazhoranca, u shpreh ai, atëherë do të ketë zgjidhje.

“Ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje sa më shpejt që është e mundshme”, tha ai. Haradinaj shtoi se “do të ishte shumë e udhës që presidentja t’i ftonte partitë parlamentare në një takim”.

Kosova është futur prej javësh në një ngërç të ri menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare, sepse Vetëvendosja si partia fituese që ka të drejtë të formojë qeverinë dhe institucionet e tjera, nuk po merr besimin e shumicës së deputetëve për emrin e kryeparlamentares.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se takimi i radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të jetë më 29 Prill.

Në emër të LVV-së dhe Albin Kurtit, nënkryetari Glauk Konjufca e propozoi sërish Haxhiun për kryeparlamentare. “Ju kërkoj që ta mbështesni me votën tuaj zonjën Haxhiu”, iu tha ai 109 deputetëve të pranishëm në sallë, por sërish nuk mori besimin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese