Hapësire reklamuese

Rajoni

Njohja e Kosovës nga Kenia, reagon Serbia: Akt armiqësor, do merren masa

Shkruar nga Newsbomb
Njohja e Kosovës nga Kenia, reagon Serbia: Akt armiqësor, do merren
Foto ilustruese


Serbia e ka quajtur një akt armiqësor njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Kenia ndërsa ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme diplomatike pas këtij akti.

“Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ministria e Jashtme e Serbisë në një reagim.

Serbia po ashtu pretendon se me këtë veprim, Kenia “e ka shkelur edhe Kartën e OKB-së”. Kjo njohje, sipas Beogradit zyrtar “minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar”.

Serbisë i ka bërë përshtypje edhe fakti që Kenia i është referuar edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si “të pabazuar”.

Në reagim po ashtu u tha se vendimi i Kenias do të ndikojë në marrëdhëniet e këtij shteti me Serbinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese