Aldor Nini, drejtuesi i Acromax Media, një kompani që përdoret si mashë nga pushteti për të mbyllur mediat kritike dhe në platformat e komunikimit në internet, e ka pranuar se ndryshe nga çfarë ndodh në Facebook dhe Instagram, informacioni në Tik Tok është i pamenaxhueshëm.
I akuzuar nga Newsbomb.al, CNA dhe media të tjera në Shqipëri, për shantazh dhe censurë, aktualisht edhe në disa procese gjyqësore, Aldor Nini është shprehur se nëse plas një skandal një ditë para zgjedhjeve, në televizion dhe platformat që janë pjesë e "META" informacioni mund të menaxhohet, pra kontrollohet, por kjo s'mund të ndodhë në Tik Tok.
“Nëse një ditë para zgjedhjeve, teorikisht, ndodh një skandal… Në TV mund të menaxhohet, në Instagram ka një audiencë të caktuar, në Facebook menaxhohet, në YouTube menaxhohet, në TikTok mund të marrë përmasa të mëdha dhe mund ta shikojë edhe ai që jeton në fshatin më të humbur.
Kjo mund të ndikojë frikshëm në rezultatin e zgjedhjeve. Kjo është një sfidë për të dyja palët, si për opozitën, ashtu edhe për qeverinë", është shprehur pronari i kompanisë Acromax Media, shantazhuesi dhe përndjekësi Aldor Nini.
Kompania Axcromax Media që drejton Aldor Nini ka qenë edhe në qendër të investigimeve nga agjenci europiane që mbrojnë lirinë e medias, për shkak të censurës dhe bllokimit të platformave në internet, siç është rasti i Newsbomb, CNA, Faktoje, Exit.al, etj.
Kjo kompani është e vetmja në Shqipëri që ka kontakte të drejtpërdrejta me platforma si Facebook dhe YouTube njihet për favoret me qeverinë dhe zyrtarë të lartë në bulevardin e institucioneve të Tiranës, për të zhdukur përmbajtje kritike nga interneti.