Hapësire reklamuese

Rajoni

Njëri babai i gazetarit të njohur, kush janë dy të arrestuarit për bashkëpunim me inteligjencën serbe në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Njëri babai i gazetarit të njohur, kush janë dy të
Fotomontazh/ Dy te arrestuarit

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i dy personave në Kosovë, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me BIA-n e Serbisë për disa vite.

Në pranga ka rënë Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin si dy të dyshuar për bashkëpunim me inteligjencën serbe. Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në kanë zhvilluar kontroll në banesat e personave në fjalë.

Njëri babai i gazetarit të njohur, kush janë dy të
Muharrem Qerimi

Gjatë kontrollit në banesat e dy të dyshuarve, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione.

“Ferizaj – Viti 2023. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Speciale, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale spiunazhi me datë 05.06.2024 kanë realizuar operacion një policor për kontrollin e dy lokacioneve në qytetin e Ferizajit. Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera”. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bedri Shabani ka punuar si doganier gjatë viteve të 90-ta, pra gjatë periudhës së Millosheviqit, kurse Muharrem Qerimi ka punuar si zyrtar i Policisë së Kosovës, deri pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Sakaq, mediat e Kosovës bëjnë me dije se Bedri Shabani është babai i gazetarit të njohur Zekirja Shabani.

Njëri babai i gazetarit të njohur, kush janë dy të
Bedri Shabani dhe djali i tij gazetar

E teksa thuhet se personat në fjalë akuzohen për bashkëpunim me Serbinë, BIA serbe ka mohuar një gjë të tillë.

“Agjencia për Siguri dhe Informim( BIA) mohon me vendosmëri të gjitha përpjekjet për përhapjen e lajmeve të rreme nga institucionet e përkohshme shqiptare në Kosovë e Metohi, se dy persona me iniciale B.SH dhe M.Q., dhe të cilët u arrestuan sot në Ferizaj për akuzën e kryerjes së veprës penale të spiunazhit kanë qenë në çfarëdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”, thuhet në reagimin e BIA-s.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese