Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Një vit nga sulmi në Zveçan, KFOR-i kërkon që të vihen para përgjegjësisë autorët

Shkruar nga Newsbomb

 

Një vit nga sulmi në Zveçan, KFOR-i kërkon që të
Pamje nga protesta e dhunshme në Zveçan, një vit më parë

Protestat e dhunshme në veri të Kosovës të zhvilluara nga pakicat etnike serbe kundër kryetarëve shqiptarëve në këto komuna kanë mbushur 1 vit të plotë, ndërkohë që përgjegjësit e sulmeve akoma nuk kanë dalë para drejtësisë.

Duke u nisur nga ngjarjet e një viti më parë, të datës 29 maj të 2023, ku shtetasit serbë dolën në protestë për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në këto komuna, ngjarja u përshkallëzua dhe mori përmasa kolosale, teksa u desh që për parandalimin e tyre të ndërhynin edhe ushtarët paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-i.

Megjithatë, militantët serbë nuk u përmbajtën por ushtruan dhunë edhe ndaj ushtarëvë të KFOR-it, policisë së Kosovës si dhe gazetarëve dhe operatorëve të pranishëm në Zveçan për të raportuar se çfarë po ndodhte në këtë vend.

Sulmi i Zveçanit është përkujtuar edhe nga partia e Albin Kurtit në Kosovë, Vetëvendosja, ku sipas saj këto grupe kriminale të organizuara dhe të dirigjuara nga Serbia kryen sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë së Kosovës me qëllimin për të mos lejuar 4 kryetarët shqiptarë që të ushtronin detyrën e tyre legjitime në komunat veriore.

Ato shtojnë se insistimi i intitucioneve të Kosovës për të zbatuar ligjin dhe Kushtetutën ka bërë që pamja e trazirave të një viti më parë, të zëvendësohet me paqe në këto vende, teksa shton se ndërkohë që flasim Komuna e Zveçanit funksionon me kryetar shqiptar dhe stemën e flamurit të Republikës së Kosovës.

Republika nuk pezullohet. Sot u bë një vit kur grupe kriminale të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia me qëllim moslejimin e ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët e pranishëm.

Në Zveçan para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme.

Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”,- shkruhet në postimin e Vetëvendosjes.

Një vit nga sulmi në Zveçan, KFOR-i kërkon që të
 

Ndërkohë në kahun tjetër, KFOR-i ka kërkuar që të vihen para drejtësisë përgjegjësit e këtij sulmi si dhe ato që kundërshtuan forcat paqeruajtëse në Kosovë.

Gjatë përleshjeve, 93 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda. Në njëvjetorin e protestave të dhunshme, KFOR-i tha se sulmet ishin të paprovokuara dhe krejtësisht të papranueshme, ndërsa shtoi se ndërhyrja e tyre në këtë protestë ishte në përputhje me misionin e tyre, nisur nga ajo që u dikton mandati i Kombeve të Bashkuara.

Sot ne nderojmë shërbimin dhe sakrificën e kolegëve tanë, të cilët vunë në rrezik jetën e tyre për të kryer detyrat e tyre për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me misionin tonë që del nga mandati i Kombeve të Bashkuara. Kuraja e tyre ndihmoi në stabilizimin e situatës në atë zonë dhe parandaloi përshkallëzimin e mëtejmë të dhunës”,- tha Ulutas, sipas një njoftimi të misionit të NATO-s në Kosovë.

Kujtojmë se si tani edhe më herët, Kosova ka bërë përgjegjëse Serbinë për trazirat e shkaktuara vitin e shkuar në komunën e Zveçanit, ku sipas saj ajo ishte e inicuar nga zyrtarët e saj, me qëllimin për të destabilizuar vendin.

Ndërkohë nga ana tjetër, Serbia i ka mohuar akuzat duke thënë se zyrtarët kosovarë po përpqien që të minojnë marrëdhënien e shtetit të tyre me Organizatën e Atlantikut Verior (NATO), ndërsa nuk kanë bërë me dije nëse organet kompetente kanë nisur një hetim për këtë çështje, për të vënë para përgjgjësisë autorët e kësaj ngjarjeje.

Megjithatë, KFOR-i deklaronte më parë se priste nga shteti serb që të hetonte autorët që u larguan drejt këtij vendi pas sulmit të kryer në Kosovë, teksa autoritetet kosovare kanë arrestuar mbi dhjetëra persona si përgjegjës për ngjarjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese