Hapësire reklamuese

Rajoni

Një ditë para takimit mes Kurtit dhe Vuçiç, Beogradi provokon me foton e Millosheviçit: Kosova është Serbi

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë para takimit mes Kurtit dhe Vuçiç, Beogradi
Posterat ne Beograd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen nesër në Bruksel në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Pak më herët Kurti në një deklaratë u shpreh se ky dialog do të zhvillohet në funksion të rikapitullimit të procesit 3 vjeçar, teksa evidenton se prej 3 vitesh ai ka marrë pjesë në këto takime me qëllimin për të realizuar kushtet e vendosura më herët nga BE-ja.

E teksa Kurti duket i gatshëm për një dialog për të përmirësuar marrëdhënien me Serbinë, Beogradi ka nisur provokimet.

Në disa zona të Bogradit janë shfaqur imazhe të “kasapit” të Ballkanit, ish-presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

“Nova.rs” shkruan se përgjegjëse për këto imagje është lëvfizja “Nashi”, e njohur për shënjestrimin e shpeshtë të mediave dhe gazetarëve.

Simbolikisht apo jo, posterat janë vendosur një ditë para vazhdimit të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese