Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Nisin hetimet për procesin e votimit me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Nisin hetimet për procesin e votimit me postë për zgjedhjet e 9
Kutitë e votimit në Kosovë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Prokuroria ka konfirmuar lajmin, teksa thekson se nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cënohej procesi hetimor.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës të parashtruara nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kujtojmë se për votat me postë ka pasur ankesë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka kërkuar që të anulohen votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë ardhur me postë. Sipas LVV-së, në këto vota ka pasur vjedhje industriale. LVV-ja ka kërkuar anulimin e gati 19 mijë votave për LDK-në. Në votat me postë ka pasur ankesë edhe Koalicioni i Partisë Demokratike.

Gjykata Supreme pritet të dalë me vendim edhe për dy ankesa të partive dhe më pas pritet të bëhet certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese