Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ngritën parcelë kanabisi në ishullin grek, bien në prangat e policisë 4 shqiptarët (Emrat)

Shkruar nga Newsbomb
Ngritën parcelë kanabisi në ishullin grek, bien në prangat e
Foto ilustruese

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që drejtohej nga shqiptarët, pasi akuzohen se kanë mbjellur parcela me kanabis në ishullin Evia të Greqisë.

Sipas raportimit të mediave vendase, në kuadër të një operacioni të zhvilluar ditën e djeshme për goditjen e paligjshmërisë të lëndëve narkotike, autoritetet greke kanë arrestuar në flagrancë shtetasin shqiptar Robert Laraj, 37 vjeç me origjinë nga Libohova, i cili po kujdesej për bimët në ishull.

Në vendin e ngjarjes u gjetën të kultivuara në 6 zona 1061 bimë narkotike cannabis sativa nga të cilat 103 në forma plastike si dhe dy çadra të ngritura enkas, përfshirë këtu edhe pajisje për ujitjen e bimëve të furnizuara nga një burim.

Hetimet për këtë veprimtari kriminale nisën në muajin prill të këtij viti, ku u siguruan informacione se Mustafa Gjolleshi 36 vjeç nga Lazarati dhe Edvin Xhaferi 45 vjeç nga Delvina, kishin ngritur një grup kriminal duke kultivuar në një zonë pyjore në Manikia të ishullit Evia në Greqi, një parcelë me cannabis sativa.

Në vijim të operacionit janë zhvilluar kontrolle në një banesë në Seta të Evias, ku është arrestuar Ardjan Shaipi 51 vjeç nga Tirana, i punësuar si shofer në një kompani Security. Në zonën e Filadelfias dhe Kipselit në Athinë, policia ka vijuar operacionin duke vënë në pranga 36 vjeçarin nga Lazarati, Mustafa Gjolleshi, mbajtës edhe i dokumentave të ligjshme greke si dhe 45 vjeçarin nga Delvina, Edvin Xhaferi.

Sipas policisë greke, Gjolleshi dhe Xhaferi, të njohur ndryshe si kokat e grupit ishin përgjegjës për organizimin e kultivimit të fidanëve të drogës, furnizimin dhe transportin e pajisjeve si dhe furnizimeve nëpërmjet bashkëpunëtorëve në zonën e plantacionit si dhe transportin e drejtpërdrejtë të bashkëpunëtorëve të tyre në zonë. Shtetasi tjetër, Robert Laraj merrej me kujdesin e bimëve ndërsa Ardjan Shaipi merrej me transportin e anëtarëve të grupit dhe furnizimeve duke përdorur mjetin e kompanisë ku punonte.

Sipas policisë greke Gjolleshi dhe Xhaferi, për të vështirësuar identifikimin e tyre apo lidhjen e mundshme me veprimtarinë e paligjshme, kanë përdorur për lëvizjen e tyre një automjet pune me të dhënat e një pronari vendas dhe kur kishte defekt mekanik u detyruan të përdorin mjetin privat të Gjolleshit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesat e shqiptarëve janë getur dhe sekuestruar 1500 fara cannabis sativa, telefona celularë dhe karta SIM, 940 euro dhe 1 automjet. Vlerësohet se fitimet e mundshme nga tregtia e drogës mund të shkonin në 1 milionë euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese