Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Prishtinën, ku vëllai vrau vëllanë me thikë pas një sherri banal.
Policia e Kosovës njoftoi se konflikti ka ndodhur në orën 20:30, ku, sipas informacioneve fillestare gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive të panjohura deri tani, për hetuesit.
Sakaq, viktima dhe autori rezultojnë të jetë vëllezër të regjisorit të njohur kosovar Agon Myftari. Përmes një reagimi publik, ai ka kërkuar mirëkuptim nga mediat që të mos spekulohet me ngjarjen e rëndë, i cili dyshohet se u godit nga vëllai i tij vëllai i tij, Gent Myftari.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.
Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).
Shpirti i tij u prehtë në paqe! Me respekt, Familja