Hapësire reklamuese

Rajoni

Ngjarja e rëndë trondit Greqinë, 28-vjeçarja vritet nga ish-partneri para komisariatit të policisë

Shkruar nga Newsbomb

Ngjarja e rëndë trondit Greqinë, 28-vjeçarja vritet nga

Një ngjarje e rëndë ka trondit Greqinë mbrëmjen e djeshme ku një 28-vjeçare u va pak metra larg stacionit të policisë në Agioi Anargiroi.

Mediat greke raportojnë se 28-vjeçarja u va nga ish-partneri i saj 39-vjeçar në momentin që kishte shkuar në komisariat për të kërkuar ndihmë sepse ndihej e rrezikuar nga ish-partneri i saj.

Pasi kishte bërë denoncimin, 28-vjeçarja kishte treguar se ishte e frikësuar dhe ndihej e kërcënuar, për këtë arsye kërkoi të shoqërohej në shtëpi me makinën e policisë.

“Kam frikë, dua makinë policie”, por punonjëses e cila ishte në detyrë në Komisariat iu përgjigj se nuk ka asnjë mjet në dispozicion. 

Pak minuta pasi vajza 28-vjeçare doli nga ambienti i komisariatit, pa se jashtë po e priste ish-partneri i saj.

Sapo pa ish-partnerin, e reja menjëherë mori në telefon policinë, ku tha “kam frikë”, ndërkohë po kthehej me nxitim për të hyrë në komisariat për të shpëtuar nga ish i dashuri. 

Ajo nisi të vraponte drejt stacionit policor, ndërsa autori fatkeqësisht e arriti dhe e goditi disa herë me thikë duke e lënë të vdekur.. Pas kësaj ai u vetëplagos në qafë, dhe pak më vonë ndërhyri dhe policia duke e neutralizuar. 28-vjeçarja në vitin 2020 kishte kërkuar urdhërmbrojtje, pas denoncimit se ishte përdhunuar e dhunuar nga ish-partneri që do t’i merre jetën 4 vjet më vonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese